back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: Krenar që jam kryetar i PDK-së

Kadri Veseli: Krenar që jam kryetar i PDK-së

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, zgjedhjet e brendshme në këtë parti i ka quajtur model për partitë e tjera në vend, madje i ka krahasuar edhe me vendit e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

Veseli, në një prononcim për Ekonomia Online, ka sqaruar se deri tani kanë përfunduar zgjedhjet në 70 përqind të nëndegëve dhe kanë marrë pjesë mbi 40.000 persona.

“Mund të konstatoj se vetëm deri tani kur procesi zgjedhor ka përfunduar në 70%, të njësive të Partisë Demokratike të Kosovës, njësive zgjedhore, do të thotë kanë marrë pjesë rreth 40.000 veta. Është një numër i jashtëzakonshëm. Është një fuqi politike e jashtëzakonshme për të ardhmen e Kosovës, për Dekadën e Re, për transformimin dhe modernizimin e shoqërisë sonë kosovare për ndërmarrësi, për inovacionin, për fermerët, për punëtorët, për mjekësinë, për të gjithë dikasteret”, ka deklaruar Veseli.

“Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës janë duke ecur në një formë do të thosha më transparente, më demokratike, më të hapur, ma konkurruese, që nuk besoj që as në hapësirën e Ballkanit Perëndimor ndodh te një parti politike. Ka një konkurrencë. Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur si kryetar i partisë, për vet faktin se kemi një përgjigje të madhe të qytetarëve, të rinjve dhe të rejave në Republikën e Kosovës, burrave dhe grave profileve të ndryshme intelektuale, akademike, punëtore, fermerë, të gjitha kategoritë po marrin pjesë në procesin zgjedhor”.

Veseli këto zgjedhje i ka quajtur reflektuese edhe në ato pjesë ku, sipas tij, ka pasur ngecje.

“Jemi duke pasur për fat të mirë edhe reflektim. Jemi duke reflektuar në ato momente ku kemi pasur ngecje. Jemi duke reflektuar me individë të cilët mund të kenë gabuar, do të thotë ka një reformë e cila po zhvillohet në mënyrë të qetë, në mënyrë shumë natyrale dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur”.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli për Ekonomia Online ka treguar se zgjedhjet brenda kësaj partie do të përfundojnë në muajin prill.

“Unë pres që nga pjesa e dytë e muajit prill të përfundojë i gjithë procesi zgjedhor në degët e Partisë Demokratike të Kosovës e cila pastaj do të kulmojë me Kuvendin zgjedhor –  Konventën e madhe tradicionale të Partisë Demokratike të Kosovës, ku do të jenë kandidaturat edhe për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës”.

”Jam krenar edhe do të jem edhe më krenar të jem në krye të kësaj force, do të them – përparimtare, politike të Kosovës, siç është Partia Demokratike e Kosovës”.

“Do të kandidoj për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Do ta bëj publike në momentin kur janë rrethanat më të mira për partinë. Do ta respektoj rregulloren të cilën e ka zgjedhur Këshilli Drejtues për zgjedhje të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe do t’i krijomë mundësi secilit që të marrë përgjegjësi dhe të ketë të drejtë zgjedhjeje”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz