BallinaRegjionaleDrenasLladrovci kalon ditën me ish-kongresistin amerikan, ia prezanton Drenicën (FOTO)

Lladrovci kalon ditën me ish-kongresistin amerikan, ia prezanton Drenicën (FOTO)

Të ngjajshme

Hoti: Unë nuk mund ta rrahë Shkëlzen Gashin

Ministri Andin Hoti ka thënë se dikasteri që ai...

Rreth 200 milionë litra karburant të importuara në katër, muaj ja sa përfitojë shteti

Rreth 200 milionë litra karburant janë importuar në vend...

KDI kritikon projektligjin për Byronë, vë në dyshim legjitimitetin dhe transparencën

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur sot një konferencë...

KQZ: Mund ta ndërroni qendrën e votimit brenda komunës edhe në periudhën jozgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët se tani...

Ndahet nga jeta gazetarja e RTK-së

Është ndarë nga jeta gazetarja shumëvjeçare e RTK-së, Shukran...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur mysafirë të veçantë nga Amerika. Bëhet fjalë për ish kongresistin amerikan, Jerry Weller, të cilin e ka pritur në shtëpi për drekë.

Gjatë kësaj vizite, ata kanë biseduar për historinë, zhvillim komunal e çështja të tjera, transmeton Indeksonline.

I pari i Drenasit i dhuroi Weller librin për Fehmi e Xhevë Lladrovcin, me zotimin se kurrë nuk harrohen miqtë e ditëve të vështira.

Madje, ai e dërgoi edhe tek varret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit.

Postimi i plotë:

Sot, kam qenë i nderuar për të pritur mysafir për drekë në shtëpi, ish kongresistin Jerry Weller, pjesë e Kongresit Amerikan, 1995-2009, me bashkëpunëtorë.

Gjatë kësaj vizite, ishte rast të flasim për historinë tonë të re, ecurinë e zhvillimit tonë komunal si dhe synimet tona për zhvillim të mëtejmë.

Gjatë këtij qëndrimi dhe njohjeje me mikun tonë, theksova se jemi të bekuar me miqësinë amerikane që nga Presidenti Ëilson deri në ditët e sotme. Sot, ne, jemi të nderuar me orientimin e fuqishëm të miqve amerikanë, për fuqizimin e shtetësisë së vendit tonë.

Po ashtu, e ceka potencialin tonë për zhvillimin në bujqësi, Qendrën e re të biznesit për kompanitë e interesuara si dhe energjinë e ripërtëritshme. Ne ofrojmë mundësi maksimale për biznesin, në veçanti bizneset e miqve tanë.

Me kënaqësi, pranë bustit të Skënderbeut, t’ia dhuroj, librin për Fehmi e Xhevë Lladrovcin të autorit Bedri Islami, me zotimin se ne kurrë nuk i harrojmë miqtë e ditëve të vështira. Miqësia me Amerikën, është vlerë jona e përhershme!/Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz