Një nga emrat më të nxehtë për të ardhur në kombëtaren e Kosovës është ai i Florent Hadërgjonaj.
Menaxheri i lojtarit, Erdin Shaqiri ishte i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për ndeshjen Kosovë-Bullgari, përcjell GazetaBlic.
Challandes ka zbuluar ekskluzivisht për ‘Blic Interview me Astrit Gashin‘ se ka folur me Hadërgjonaj, por thekson se ende nuk është arritur akordi.
Për më tepër, Challandes bën thirrje që kjo situatë të mos raportohet shumë – pasi po ka probleme në arritjen e marrëveshjes.
“Natyrisht, unë kam folur me Hadërgjonajn, por unë nuk mund të them se ai do të jetë lojtari ynë i ri, sepse nuk e kemi kontratën. Tani për tani, jo. Unë shpresojë se Hadërgjonaj do të luajë për ne, por tani ju lutem prisni. Tani për tani, ai nuk mund të luajë për Kosovën, kjo është situata. Unë nuk mund të kuptojë pse njerëzit dëshirojnë të japin informata të gabuara. Prisni.“, tha fillimisht Challandes.
“Unë nuk jam i çmendur, ai luan për Huddersfield, ai është një mbrojtës i djathtë – ne nuk kemi shumë mbrojtës të djathtë dhe ai është një kandidat për kombëtaren tonë. Kjo është shumë e qartë – por ju lutem prisni. Ai ka luajtur për Zvicrën dhe ne tani duhet të kemi kontratën, nënshkrimin, punën e FIFA-s, pasi mundësia e FIFA-s mund të jetë që ai të mos luajë për ne, gjithashtu Zvicra mund të kundërshtojë. Jo, nuk është aq e lehtë – pasi në këto situata është shumë e rëndësishme që të flasim sa më pak, ndërsa ne po flasim shumë“, përfundoi ai.