back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeAksioni si nëpër filma në Pejë, Gjykata shpallë dënimet për grabitësit e...

Aksioni si nëpër filma në Pejë, Gjykata shpallë dënimet për grabitësit e plaçkitësit

Të ngjajshme

Sot bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit për studentë kosovarë

Sot do të bëhet prezantimi i Bursës së Mobilitetit...

Prishtina e kalon periudhën e mjegullave, sonte me ajër më të mirë

Pas disa ditësh të shoqëruara me mjegull dhe ndotje...

Gallapeni viziton ”Shtëpinë e të Moshuarve Jetimat e Ballkanit”, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Fotbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar ‘Shtëpinë e...

Mot i vranët me intervale me diell të premten

Të premten në vend pritet të mbajë mot kryesisht...

Ekipet e Arabisë Saudite e kthejnë vëmendjen drejt superyllit të Barcelonës

Robert Lewandowski është rikthyer në qendër të vëmendjes së...
- Advertisement -

Gjykata Themelore në Pejë –  Departamenti për Krime të Rëndaka shpallë  aktgjykim dënues ndaj të pandehurve XH.D dhe XH.B.

Të pandehurit XH.D dhe XH.B, gjykata i ka shpallur fajtor për shkak se me datë 29.12.2013, rreth orës 02.00 të mëngjesit, në Pejë, të pandehurit  duke vepruar në grup dhe me armë, kanë sulmuar jetën e të dëmtuarve, me qëllim që vetës ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, në atë mënyrë që njëri i pandehur pasi që paraprakisht e kishte përcjell të dëmtuarin dhe atë tri natë rresht para natës kritike.

- Advertisement -

 

 

Duke qëndruar në këtë lokal nga momenti i hapjes e gjerë në fund të orarit, kurse të tjerët kanë bërë roje jashtë lokalit dhe në momentin kur i pandehuri ka kuptuar se i dëmtuari ka një shumë të madhe të parave të fituar gjatë lojës së klientëve, i njëjti nga brendia e bastores përmes telefonit i njofton të pandehurit e tjerë dhe del së bashku me mysafiret e tjerë që kanë qenë duku luajtur në bastore, i njëjti pasi që del, kollitet e më pas dy të pandehurit e tjerë, pas pesë minutave pasi që largohen mysafiret, hyjnë në lokal, me maska në kokë,dorëza në duar dhe armë automatike, kërkojnë nga të dëmtuarit para.

Në atë moment një i dëmtuar ka arritur që të ikë dhe të fshihet në podrum kurse i dëmtuari tjetër niset në drejtim të të pandehurit dhe në momentin kur i afrohet të pandehurit ky i fundit shtinë në drejtim të dëmtuarit duke e plagosur, më pas të pandehurit marrin shumën e të hollave prej 8.000 € dhe ikin nga vendi i ngjarjes, me çka të pandehurit kanë kryer vepër penale të grabitjes dhe armëmbajtjes pa leje.

Ndaj të pandehurit XH.D gjykata shqiptoj dënim me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj, e në të cilin dënim me burg i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe  dënim me gjobë në shumë prej dy mijë (2.000) euro.

I pandehuri është obliguar që në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej njëqind euro (100) €, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind euro (100) €, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe i është vazhduar paraburgimi pas shpalljes së aktgjykimit.

Ndaj të pandehurit XH.B gjykata shqiptojdënim me burgimnë kohëzgjatje prej katër(4) viteve e të cilin dënim i pandehuri do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, sidhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind euro (500) €.

I pandehuri është obliguar që ë emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës të ia paguaj shumën prej pesëdhjetë (50) € , në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) € si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej pesëdhjetë (50) €.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz