BallinaLajmeProfesori univeristar: Kujt hamamin po ia shtroni këtë asfalt, rinia po ikë...

Profesori univeristar: Kujt hamamin po ia shtroni këtë asfalt, rinia po ikë jashtë?!

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Profesori univeristar, Ardian Gola, me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar me autostradat e Kosovës, të cilat janë ndërtuar viteve të fundit, shkruan Gazeta NewBorn.

Gola, ka thënë se nëse shihet kjo çfarë po thuhet për to atëherë Kosova qënka ”kampion” në Ballkan, madje i afrohet edhe Gjermnisë.

Por Gola ka pyetur se kujt po ia shtrojnë këtë asfalt, ku rinia po ikë e po shkollohet jashtë, ku të sëmuarit po shërohen në Maqedoni, e poashtu ku mbi 15 mijë persona po largohen çdo vit jashtë Kosovës.

Postimi i tij:

Kur jemi te autostradat, sipas matjeve te mia amatoreske, Kosova po duket se eshte kampion ne Ballkan me rrjet te autostradave. Matjet e meposhtme jane per 1,000 km2 territor.

1. Kroacise po i dalin 20km (1,313.8 km autostrade per 56,594 km2 territor)
2. Serbise po i dalin 14km (1,154 km autostrade per 77,474 km2 territor)
3. Maqedonise po i dalin 9km (242 km per 25,713 km2 territor)

Nese Kosoves ia llogarisim afersisht 350 km autostrada, i del qe per 1,000 km2 t’i kete 32km autostrade. Kjo i afrohet Gjermanise, qe i ka 36 km per 1,000km (12,996 km autostrade per 357,000 km territor) dhe eshte shume larg Frances, e cila i ka vec 21 km per 1,000km (11,882 km autostrade per 551,500 km2 territor)

Rinine tuj e shkollu n’Perendim. Te semuret tuj i sheru n’Maqedoni. Per nje dekade nga Kosova kane ikur 150,000 vete. Dmth 15,000 per vit. E kujt hamamin po ia shtroni kete asfalt?!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz