BallinaLajmeKërkohet shkarkimi i Pal Lekajt, pas deklaratave kundërshtuese ndaj ambasadorit zviceran

Kërkohet shkarkimi i Pal Lekajt, pas deklaratave kundërshtuese ndaj ambasadorit zviceran

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj, pas deklaratave për ambasadorin ziveran Jean Humbert Lebet, se duhet larguar nga misioni i tij diplomatik.

Hoti, i ka dalë në përkrahje ambasadorit zviceran lidhur me qëndrimin e tij për shpenzimet e parasë publike, duke i konsideruar me vend kritikat e bëra ndaj polititikanëve.

“Është i pa precedent rasti që një ministër i Qeverisë së Kosovës kërkon largimin e një ambasadori. Dhe atë të Zvicrës, ku janë mbi 200 mijë qytetarë të Kosovës. Ne paratë që Zvicra shpenzon në Kosovë përfshihen edhe taksat e këtyre 200 mijë qytetarë të Kosovës që i paguajnë në Zvicër. Prandaj, është më së legjitime të kërkohet llogari dhe shpenzim adekuat nga ana e Ambasadorit”, u shpreh ai.

Tutje, Hoti ka thënë se “vetëm shkarkimi këtij ministri mund te jetë i mjaftueshëm si kërkim falje ndaj një vendi mik si Zvicra.”

Edhe Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O’Connelli, i ka dalë në mbështetje ambasadorit zviceran Jean Humbert Lebet, një ditë pasi kritikoi udhëheqësit e shtetit për keqpërdorim të parasë publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz