back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaSportBatatina: Me Gramoz Vokrrin e Bekim Haxhiun u takuam për Kuvendin e...

Batatina: Me Gramoz Vokrrin e Bekim Haxhiun u takuam për Kuvendin e FFK-së

Të ngjajshme

Punimet hekurudhore bllokojnë përkohësisht rrugën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se qarkullimi në drejtim...

Ky është aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

Për herë të parë, një aplikacion i inteligjencës artificiale...

BE iu kërkon linjave ajrore të shmangin hapësirën ajrore iraniane

Rregullatori i sigurisë së aviacionit i Bashkimit Evropian rekomandoi të enjten...

Gramoz Vokrri tha se takimi kishte të bëjë me ndërtimin e shtatores së babait të tij të ndjerë, Fadil Vokrri. Kurse, Tahir Batatina i Llapit thotë se takimi kishte të bëjë me Kuvendin e sotëm të FFK-së

Derisa Gramoz Vokrri tha për Gazetën Express se takimi i tij me Bekim Haxhiun, Tahir Batatinën, Hysen Sadikun dhe Bajram Zeqirin kishte të bëjë me ndërtimin e shtatores së babit tij të ndjerë Fadil Vokrri, numri 1 i Llapit e thotë të kundërtën, shkruan Gazeta Express.

Batatina ka thënë se takimi i grupit të pakënaqurve me kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, kishte të bëjë pikërisht me Kuvendin e Rregullt të Punës së FFK-së, i cili do të mbahet sot prej orës 17:00.

“Sot ishte një takim i zakonshëm me z. Haxhiun e z. Vokrrin e me të tjerët. Është diskutuar për Kuvendin e Punës në FFK. Aty do të kërkojmë më të mirën për futbollin e Kosovës. S’jemi kundër asnjë individi, por me rëndësi është që të sjellim më të mirën për futbollin kosovar”, është shprehur Batatina.

Ai ka thënë se nuk ka rëndësi se kush është në krye të FFK-së, por më e rëndësishmja është që të punohet në të mirë të të gjithë futbollit në Kosovë.

“Në Kuvend sot do të diskutohet për mbarëvajtjen që do të ketë futbolli kosovar për sivjet, e kërkesat tona do të parashtrohen sot para të pranishmëve”, ka thënë Batatina për “koha.net”.

Gramoz Vokrri i tha Express-it se sot nuk do të jetë në Kuvendin e FFK-së dhe se takimi me Bekim Haxhiun e Tahir Batatinën kishte të bëjë me ndërtimin e shtatores së babait të tij, legjendës Fadil Vokrri.

Haxhiu ende nuk ka folur rreth këtij takimi, kurse ish drejtori i PTK-së, Agron Mustafa, e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për kryetar të FFK-së, ku ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv gjatë kohës sa “Vala” ishte sponsore e FFK-së. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz