back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeIsh-ushtarja e UÇK-së tregon pse e refuzoi datën e intervistimit nga Specialja

Ish-ushtarja e UÇK-së tregon pse e refuzoi datën e intervistimit nga Specialja

Të ngjajshme

Avokati i Selimit: Policia e UÇK-së, tezë e Prokurorisë

Avokati i Rexhep Selimit nis me kundërargumentimin e pretendimit...

Ku ka zë s’ka pa asgjë, reperi kosovar ndahet nga gruaja e tij (Foto)

Muaj më parë u raportua për një krizë martese...

Çështja e presidentit, Rrahmani: Kosova duhet të shkojë në zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka folur rreth çështjet...

Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka thënë se nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale pasi që nuk i ka ofruar asaj informatat që i ka kërkuar përmes një shkrese zyrtare.

Ajo ka theksuar se kërkesa e saj ka qenë që të njoftohet nga Specialja më hollësisht lidhur me ftesën, nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës.

“Nuk kam ndërmend të mos i përgjigjem bashkëpunimit me Gjykatën Speciale. Nuk i kam ikur një bashkëpunimi të tillë e as nuk i kam rënë pishman. Edhe tutje e them se jam në gjendje t’i përgjigjem Gjykatës kur ata ta plotësojnë kërkesën time dhe kjo nuk duhet t’i bjerë në befasi askujt sepse e kam cekur që nga fillimi”.

“Është e vërtetë se afati i intervistimit tim tanimë ka kaluar, mirëpo kjo ka ndodhur meqë unë u kam kërkuar ftesë zyrtare nga gjyqi dhe të më thuhet se për çfarë rasti unë mund të konsiderohem si dëshmitare? Kush është i dyshuari apo viktima?”.

“Gjykata i ka rregullat e veta dhe nuk kanë pranuar të më ofrojnë informatat qe unë i kam kërkuar përmes një shkrese zyrtare dhe për këtë arsye e kam refuzuar datën e intervistimit”.

Statusi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz