back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeSot shënohet 20-vjetori i masakrës së Izbicës

Sot shënohet 20-vjetori i masakrës së Izbicës

Të ngjajshme

Raphinha pyetet për Topin e Artë, ja si përgjigjet ai

Viti 2025 padyshim ka qenë një vit i suksesshëm...

Hoxhaj: PDK mund t’ia sjellë Kosovës dhjetë njohje të reja në vit

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se...

Horoskopi ditor

Dashi 21 mars – 19 prill Kur flisni me miqtë ose...
- Advertisement -

Sot bëhen 20 vjet që kur ndodhi masakra e Izbicës, ku nga forcat policore e ushtarake të armikut u vranë 147 shqiptarë.

Më 28 mars 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 shqiptarë në Izbicë të Skenderajt.

Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshatarët e kësaj ane në fshatin Izbicë, por forcat serbe i zhvarrosën kufomat duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.

Sot, në të gjitha shkollat e Komunës së Skenderajt, ora a parë e mësimit i kushtohet masakrës së Izbicës.

Me fillim prej orës 09:00 krerët më të lartë të vendit dhe qytetarë të tjerë do të bëjnë homazhe kompleksin e varrezave në Izbicë.

Ndërsa prej orës 12:30 do të mbahet edhe një akademi përkujtimore në Teatrin Kombëtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz