back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaSportZyrtare: De Biasi zbulon të ardhmen e tij

Zyrtare: De Biasi zbulon të ardhmen e tij

Të ngjajshme

- Advertisement -

I papunë që nga nëntori i vitit 2017, pas asaj eksperience të dështuar te Alaves, të udhëhequr për vetëm 9 ndeshje, ish-trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, Gianni de Biasi ka njoftuar angazhimin e tij më të ri.

“Dua të ndaj me miqtë e ‘Facebook’ këtë iniciativë time të re. Eksperiencat e maturua, fillimisht si futbollist e më pas si trajner, do të doja që të mund të ndihmojnë të rinjtë e shumtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë”, citon De Biasi në postimin e publikuar në profilin e tij në “Facebook”.

“Për këtë motiv krijova ‘Italia Football Talent’, një shkollë futbolli lëvizëse, me qëllimin për të zbavitur dhe për të rritur të rinjtë”, përfundon njoftimi i trajnerit që udhëhoqi Shqipërinë në atë kualifikim historik në “Euro 2016”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz