BallinaSportPo krijohet Superliga Evropiane, zëvendësuese e Ligës së Kampionëve dhe Evropës: 32...

Po krijohet Superliga Evropiane, zëvendësuese e Ligës së Kampionëve dhe Evropës: 32 skuadra në dy divizione

Të ngjajshme

Conte mund të rikthehet në stol te Italia

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Antonio Conte po tundohet...

Lufta në Iran: Pasoja shkatërruese për mjedisin dhe klimën

Pasojat ekologjike të konfliktit në Iran ende nuk janë...

Presidenca ndryshon emrin e faqes në Facebook, stafi i ish-Presidentes Osmani jep sqarim

Pas lajmit se u.d. presidentja Albulena Haxhiu bëri ndryshimin...

Shoqata Evropiane e Klubeve (ESA) ende nuk ka vendosur të marr hapa konkrete në formimin e Superligës së Evropës gjersa ka njoftuar për një riorganizim të garave kryesore për klube – Ligës së Kampionëve dhe Evropës.

Në Asamblenë e Përgjithshme të kësaj organizate, e cila u mbajt sot në Amsterdam, dëshira e qartë e garës më të pasur të elitës ka ndryshuar që nga viti 2024.

Siç është e njohur, klubet më të pasura po kërkojnë që të organizojnë një Superligë Evropiane pa patronazhin e UEFA-s dhe do të përbëhej nga 16 ekipe.

Sergio Ramos dhe Marcelo (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Plani është që liga të fillojë të nis në vitin 2024 dhe në bazë të informatave pëlqimin e ka dhënë Real Madrid, Barcelona, Manchester United, Bayern Munich, Juventus, Chelsea, Arsenal, PSG, Manchester City, Liverpool dhe Milano, Atletico, Dortmund , Marseille, Inter dhe Roma.

I gjithë projekti është menduar se do të sjell shumë më tepër para, prandaj spekulohet se Superliga do të mbledhë më shumë 900 milionë euro. Është njoftuar gjithashtu se kjo garë e madhe do të luhet në fundjavë, ndërsa ndeshjet e kampionateve do të zhvillohen gjatë mesjavës.

Raportohet se në propozimin përfundimtar, Superliga do të kishte 32 klube, të ndara në dy divizione me nga 16 klube (katër grupe prej tetë).

Gjithashtu, përgatitjet për formimin e Kampionatit Botëror të Klubeve, e cila duhet të luhet çdo katër vjet, gjithashtu mund të startojë gjatë vitit 2021. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz