BallinaDrenica +Drenica SportVeteranët e Mitrovicës, fitues të turnirit për nder të dëshmorit Ilir Lushtaku

Veteranët e Mitrovicës, fitues të turnirit për nder të dëshmorit Ilir Lushtaku

Të ngjajshme

Paolo Maldini po shënjestrohet si kryetari i ri i Federatës Italiane të Futbollit

Raportohet se legjenda e Milanit, Paolo Maldini, është një...

Ushtria zvicerane pritet të fillojë prodhimin e dronëve ushtarakë deri në vitin 2027

Shefi i ushtrisë zvicerane, Benedikt Roos, ka deklaruar se...

5 të lënduar nga aksidenti në Tomoc të Istogut

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Tomoc...

Ka përfunduar me sukses turniri në futboll të vogël, për veteranë të futbollit, në palestren e Qendrës së Kompetencës në Skenderaj, i organizuar për nder të 20-vjetorit të rënies herioke të dëshmorit Ilir Lushtaku, në kuadër të aktiviteteve javore nën organizimin e Komunës së Skenderajt.

Në këtë ngjarje sportive kanë marrë pjesë 9 ekipe, nga Kumanova, Mitrovica, Drenasi, Skenderaj, Gjilani, Gjakova, Llapi, Ferizaj dhe ekipi i FSK-së.

Në finale të turnirit janë ballafaquar veteranët e FSK-së dhe ata të Mitrovicës, ku ky i fundit ka mundur FSK-në, duke u shpallur kështu kampion i këtij turniri dhe fitues i Kupës Ilir Lushtaku.

Medaljet dhe kupa për ekipet fituese janë ndarë nga kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënëkryetari Nuredin Lushtaku dhe trajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz