back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeDjemtë e zëvendës ministrit përfshihen në rrahje me fqinjët

Djemtë e zëvendës ministrit përfshihen në rrahje me fqinjët

Të ngjajshme

Dy fëmijët e zëvendësministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Haradinaj, Bajram Krasniqi, gjatë natës së mbrëmshme janë rrahur me fqinjët e tyre. Për këtë rast ka ndërhyrë edhe policia e Kosovës. Raportohet edhe për të lënduar.

Në stacionin policor është paraqitur edhe vet Krasniqi i cili ka dhënë deklaratë rreth rrahjes.

I kontaktuar nga kallxo.com, zëvendësministri Krasniqi ka deklaruar se ai nuk është i përfshirë në rrahje, por dy fëmijët e tij të cilët janë të moshës së mitur.

“Nuk jam përfshirë në rrahje por ka pasur një fjalosje mes fëmijëve të mi me disa fqinjë. Në polici kam qenë si prind i dy fëmijëve, pasi që janë të moshës së mitur”, ka deklaruar zëvendësministri Bashkim Krasniqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz