back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleDrenasAvokati Gazmend Halilaj lirohet nga paraburgimi, mbetet në arrest shtëpiak

Avokati Gazmend Halilaj lirohet nga paraburgimi, mbetet në arrest shtëpiak

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Avokatit nga Drenasi Gazmend Halilaj, i cili dyshohet se u përfshi në rastin e dhunimit të 16-vjeçares, i është ndërruar masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Këtë kërkesë e ka bërë vetë prokurori i cili është duke u marrë me rastin, Ruhan Salihu.

E lajmin për një kërkesë të tillë të prokurorisë e tha për Express, kryeprokurori Ymer Beka.

“Po, ne si prokurori kemi bërë kërkesë që t’i ndërrohet masa prej paraburgimit në arrest shtëpiak. Hetimet jemi duke i vazhduar me intensitetin e njëjtë për këtë çështje”, ka deklaruar Beka.

Tutje për këtë rast Prokuroria po i vazhdon hetimet edhe në disa pista të tjera. Për këtë punë janë intervistuar edhe disa dëshmitarë të tjerë.

Gazmend Halilaj është i arrestuari i katërt në lidhje me dyshimet për keqpërdorim seksual të të miturës nga Drenasi.

Para avokatit janë arrestuar edhe polici Vesel Veseli, arsimtari Shkëlzen Xhekaj dhe gjinekologu Fehmi Ahmeti. Kujtojmë se avokati Halilaj ishte ai i cili e kishte dërguar kallëzimin penal në Prokurorinë e Shtetit në lidhje me rastin ndaj 16-vjeçares, ndërsa momentalisht edhe ai po hetohet si i dyshuar në këtë çështje.

Më 5 shkurt të këtij viti në media është raportuar se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH. dhe nga hetuesi policor V. V., ky i fundit dyshohet se e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar të abortojë. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz