Kundërshtari i Shqipërisë në grup, Turqia, ka shënuar edhe fitoren e dytë në garën për kualifikim në ‘EURO 2020”, raporton DrenicaPress.
Skuadra e Senol Gunes ka shënuar fitore ndaj Moldavisë me rezultat 4-0.
Të premten Turqia ka mposhtur edhe Shqipërinë me rezultat 2-0 në “Loro Boriqi”.
Në grupin H, kryeson Turqia me 6 pikë, 3 më shumë se Franca që prej orës 20:45 luan me Islandën, kurse Shqipëria luan me Andorrën./Drenicapress.info


