BallinaLajmeVëllai i Donjeta Pajazitaj flet pas dënimit të kushëririt të tyre me...

Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet pas dënimit të kushëririt të tyre me burgim të përjetshëm

Të ngjajshme

Favorit vetëm në letër, Arsenali eliminohet nga Southamptoni

Southamptoni ka arritur një fitore befasuese në FA Cup. Ata...

Nëna i kërkoi të lërë garën, Selin sqaron vendimin

Në nisje të ‘prime’ të sotëm, Selin ka sqaruar...

Gyokeres vazhdon me super formën e tij, barazon ndaj Southamptonit

Arsenali ka arritur të barazojë shifrat ndaj Southamptonit. Dhe padyshim...

Haradinaj ia uron Papës Pashkët, me atë rrugë “ia kërkon” edhe njohjen

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë...

Vëllai i Donjeta Pajazitajt mezi flet pak orë pasi vrasësi i motrës së tij u dënua me burgim të përjetshëm. Ai për Gazetën Express thotë se megjithatë tani për ta ka një lehtësim që drejtësia dha dënim të merituar për të akuzuarin, i cili është kushëriri i tyre, Naser Pajazitaj.

Gjykata Themelore e Pejës e ka dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, duke e shpallur fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazitajn në malet e Deçanit katër vjet më parë.

Vëllai i të ndjerës, Shkelqim Pajazitaj, ka folur sot për Gazetën Express pasi i akuzuari mori dënimin, të cilën familja e viktimës e kishin kërkuar gjatë këtyre viteve.

“Sot një vendim ma i mirë. Drejtësia e ka bo punën e vetë. Edhe pse nuk është vërtetu me bashkëpunëtorë, mirëpo iu dha dënimi i meritum atij që e ka marrë e e ka shti në kerr. Tash është një lehtësim”, ka thënë Pajazitaj.

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Komunës së Deçanit, me armë, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta tani të ndjerën Donjeta Pajazitaj.

Pajazitaj ishte liruar nga akuza për këtë vrasje, por Gjykata e Apelit, më pas e kishte kthyer lëndën në rigjykim.

Pas kthimit të rastit në rigjykim, Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm.

Sot u dha verdikti final nga Gjykata dhe Naser Pajazitaj është personi i dytë i dënuar me burgim të përjetshëm në Kosovë.

Në të njëjtin muaj me burgim të përjetshëm është dënuar Pjetër Ndrecaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e vajzës së tij 9-vjeçe dhe gruan e tij.

Storjen e plotë rreth dënimit të Pajazitajt për vrajsen e Donjetës mund ta ndiqni në emisionin Frontal në T7.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz