back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaRegjionaleNë 20-vjetorin e rënies së tyre, Komuna nderon dëshmorët e kombit Beqir...

Në 20-vjetorin e rënies së tyre, Komuna nderon dëshmorët e kombit Beqir Meha e Ajet Beqiri (FOTO)

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe...

Archivo VAR analizon golin e Cubarsit i cili u anulua për offside

Atletiko Madrid sonte shënoi fitore 4-0 ndaj Barcelonës në...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku, drejtorët komunalë, familjarë, përfaqësues të Shoqatave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe qytetarë të tjerë, kanë nderuar me një minutë heshtje dhe kanë vendos lule të freskëta sot para varreve të dëshmorëve të kombit Beqir Meha, njëherësh bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe Ajet Beqiri, në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, në 20 vjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë.

Kryetari Jashari ka deklaruar pas homazheve se duhet nderuar çdo herë secilin dëshmorë e martirë, pasi ata sakrifikuan më të shtrenjtën e tyre – jetën, që ne t’i gëzojmë sot lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sivjet është vit jubilar i përkujtimit dhe homazheve, dhe me respekt të vecantë nderojmë dëshmorët e kombit, ndaj të cilëve kemi borxh për ta zhvilluar Kosovën, gjithashtu të jemi të bashkuar siç ishim në luftë”, është shprehur ndër tjera kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

Të Fundit

Sport

ShowBiz