back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeVuçiq frikësohet se mund të bombardohet përsëri: Duhet të ndërtojmë aleancë me...

Vuçiq frikësohet se mund të bombardohet përsëri: Duhet të ndërtojmë aleancë me NATO-n

Të ngjajshme

Urimi romantik i çiftit të njohur futbollistik, “Lira” dhe Enisi

Çifti i njohur futbollistik, Fatmire “Lira” Alushi dhe Enis Alushi, kanë prekur...

Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur...

U rrah keq nga Joshua, Jake Paul bën një postim me para pasi doli nga spitali

Boksieri amerikan dhe YouTuber-i i njohur Jake Paul shkaktoi...

Kirurgu i njohur publikisht përkrahë Ramush Haradinajn

Kirurgu i mirënjohur kosovar, Rame Alaj, ka shpallur publikisht...
- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur rreth bombardimeve të NATO-s gjatë vitit 1999, duke thënë se ato ishin një agresion, dhe s enuk duhet pasur frikë për ta thënë një gjë të tillë.

“Unë jam krenar që ne nuk jemi të turpëruar. Ne jemi viktimë, sepse të gjithë ne ishim terrorizuar nga e quajtura kampanjë e NATO-s, jo vetëm bombardim, si të ishte fushat tepër zgjedhje. Ai ishte agresion i NATO-s, dhe ne mund ta themi atë”, ka thënë Vuçiq, shkruan ‘blic’, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Këto deklarata i ka bërë derisa e ka vizituar ndërtesën e RTV Vojvodina, duke shtuar se Serbia duhet të ketë besim në të ardhmen e saj, sepse sipas tij vendi është rikuperuar nga ajo kohë, dhe se tashmë po forcohet ekonomikisht e ushtarakisht.

“Unë po e dërgoj një mesazh të qartë, që gjëra të tilla të mos përsëriten kurrë më. Unë them që ne kemi nevojë për raporte të mira me NATO-n, dhe të mos e sjellim Serbinë në një pozicion të tillë kurrë më. Por gjithashtu është e rëndësishme të mos harrojmë krimet që janë kryer kundër popullit dhe fëmijëve tonë. Dikush qëndroi me popullin e tij atë ditë, ndërsa dikush shkoi në Washington”, ka përfunduar Vuçiq.

Ndryshe nga Vuçiq dhe Serbia, bota demokratike mendon se vendimi për të bombarduar Jugosllavinë ishte një vendim i drejtë.

Këtë e ka thënë sot ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Masss. Ai thotë se duke parë të gjithë vrasjet masive, ishte detyrim që të bashkoheshin  në bombardime.

Ai thotë se nuk e imagjinon dot, se çfarë do të mund të ndodhte nëse nuk do të ishte ajo ndërhyrje./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz