back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeBeogradi vazhdon të jetojë bashkë me gjurmët e bombardimeve të NATO-s

Beogradi vazhdon të jetojë bashkë me gjurmët e bombardimeve të NATO-s

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Më 24 mars 1999, në Beograd kumbuan sirenat. Shansi i fundit për një zgjidhje paqësore në konfliktin e Kosovës, kish kaluar pa asnjë rezultat.

Me avionë ushtarakë dhe raketa, NATO sulmoi për të ndaluar dhunën brutale të forcave serbe mbi shqiptarët e Kosovës. Nga baza italiane e Piacencës, ngriheshin njëri pas tjetrit avionët e aleancës euroatlantike.

Kur kanë kaluar 20 vjet, gjurmët e atyre sulmeve ajrore janë ende të dukshme në disa pjesë të Beogradit. U bombarduan kazerma, baza ushtarake, radarë, por edhe institucione civile, si stacione televizive, stacione elektrike, rafineri dhe ura. Ndërsa shumëkush në Serbi, i konsideron ende të padrejta ato bombardime, në Kosovë, ndodh e kundërta.

“Qëllimi ishte, që Millosheviçi të shtrëngohej të ndryshonte qëndrim. Pas akteve mizore të serbëve në luftën e Bosnjes, perëndimi donte t’i jepte fund një herë e mirë politikës së pushtetit të Milloshevicit me motive etnike. Dhe detyrimi për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u vendos mbi të drejtën e sovranitetit të një shteti”, tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lufta përfundoi pas 78 ditësh me kapitullimin e Milloshevicit. Kosova kaloi nën administrimin e OKB-së fillimisht, deri sa në 2008-ën shpalli pavarësinë. Në vitin 2000 Milosheviçin e rrëzoi populli i vet dhe qeveria e re serbe ia dorëzoi gjykatës së Hagës për Krime Lufte. Ai vdiq në 2006, përpara se të jepej një vendim procesi gjyqësor kundër tij, për shkak të krimeve të luftës në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz