Nëna e shtatëvjeçarit kosovar, i vrarë në Zvicër, nuk ishte në dijeni se atë e mbyti një 75 vjeçare.
Policia e Bazelit i kishte thënë asaj se ai kishte pësuar një aksident trafiku.
”Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, ka treguar një i afërt i familjes.
”Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe”, ka thënë ai në kushte anonimiteti.
”Ajo ka pasur fëmijën e vogël më temperaturë në shtëpi dhe nuk ka dalë dot ta pres vogëlushin”.
Shtatëvjeçari tashmë i ndjerë kishte mbaruar shkollën në ora 12 dhe ka qenë rrugës për në shtëpi për pushimin e drekës.
”Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta në këmbë nga shkolla deri në shtëpi”.
”Fëmija ka mbaruar shkollën në ora 12, kurse trupi i tij është gjetur rreth orës 12.30 nga mësuesja e tij i shtrirë në tokë me hemorragji të madhe. E ka prerë në fyt”

