back to top
Thursday, September 18, 2025
BallinaRegjionaleDrenasShpërndahen 30 komposterë për 30 shkolla të Drenasit

Shpërndahen 30 komposterë për 30 shkolla të Drenasit

Të ngjajshme

Moore: Kosovës iu bë presion për themelim të Speciales për shkak të disa shqetësimeve

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, sonte në Rubikon shpalosi detaje...

Totaj: Investuam në qytet e fshat, tani koha për projekte të mëdha

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi sot disa...

Spektakël në Anfield, Liverpool fiton në frymën e fundit Atletico Madrid

Liverpool ka regjistruar një fitore dramatike 3-2 ndaj Atlético...

Rikthehet Atletico, e befason Liverpoolin me gol në 10 minutat e fundit të ndeshjes

Atletico e ka barazuar rezultatin ndaj Liverpoolit në Ligën...

Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Mjedisit – CEDE së bashku me nën kryetarin e komunës së Drenasit Gani Sylaj, Drejtorinë për Arsim dhe Drejtorinë për Shërbime Publike dhe Emergjente në komunën e Drenasit shpërndanë 30 komposterë për 30 shkolla fillore të komunës së Drenasit. Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Promovimi i kompostimit në shkolla dhe ekonomi familjare”, në kuadër të “Empower – Engage – Build Ownership” i cili zhvillohet në komunën e Drenasit dhe ka filluar zbatimin e tij në nëntor të vitit të kaluar.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është reduktimi i vëllimit të mbeturinave në komunën e Drenasit. Ndërkohë, qëllimet specifike të projektit janë promovimi i prodhimit të kompostit nga mbeturinat organike dhe nxitja e qytetarëve për të kompostuar në mënyrë që mbeturinat e prodhuara nga ta t’i shndërrojnë në kompost, t’i ripërdorin për kopshtet e tyre me qëllim  të ruajtjes së  mjedisit.

Përfituesit e këtij projekti janë 30 instituconet shkollore të komunës së Drenasit, mësimdhënësit e lëndës së mjedisit jetësor, biologjisë dhe të bujqësisë, 600 nxënës të këtyre shkollave, qytetarët si dhe kompania Pastrimi – njësia në Drenas.

Ky projekt ka për synim Mbrojtjen e Mjedisit dhe nxitjen e Ekonomisë Qarkore, financuar nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, zbatuar nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politikat Zhvillimore (INDEP).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz