BallinaSportZyrtare: UEFA ia shqipton dënimin Ronaldos për festimin me “topa”

Zyrtare: UEFA ia shqipton dënimin Ronaldos për festimin me “topa”

Të ngjajshme

UEFA ka marrë vendimin për Cristiano Ronaldon, për festimin në “Allianz Stadium” në ndeshjen Juventus – Atletico Madrid.

Ashtu si Diego Simeone, edhe Ronaldo i ka shpëtuar dënimit me ndeshje nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

UEFA tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për festimin e Ronaldos në Torino pas tre golave kundër Atleticos.

CR7 festoi me një gjest të çuditshëm, duke ia kthyer Simeones pas kualifikimit në fazën tjetër të Champions League dhe si pasojë e kësaj, UEFA e ka dënuar CR7-ën me 20 mijë euro.

34-vjeçari mund të luajë në çerekfinale kundër Ajaxit. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz