back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeVajzat e dajëve të Haradinajt, rahatohen në institucione publike

Vajzat e dajëve të Haradinajt, rahatohen në institucione publike

Të ngjajshme

Zarf gri në shtëpi! Çfarë pritet të ndodhë? (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova janë habitur sot...

Labinot Rexha e quan Kushtrimin ‘serb’, reagojnë menaxhmenti i tij

Një deklaratë e fortë publike është publikuar së fundmi...

Shpallet futbollistja e vitit 2025 tek femrat në Kosovë

Sonte në ceremoninë e Lauratëve të Vitit në Kosovë...

Aksident në Itali, vdes shqiptari që po drejtonte kamionin

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka...
- Advertisement -

Në institucione publike po vazhdojne të “rehatohen” familjarë të pushtetit aktual në Kosovë.

Përveq shumë raportimeve nëpër media ditëve të fundit, tashmë merret vesh se edhe vajzat e dajëve të kryeministrit dhe kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit kanë gjetur vend në institucionet publike.

LEXO EDHE:

Komuna asfalton rrugë në disa fshatra të Prishtinës

Në korrik të këtij viti, vajza e dajës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Ekzotina Brahimaj,  i bën një vit punë në Ministrinë e Zhvillimit Rural. Pozita e saj është zyrtare e prokurimit.

Vendimi për punësimin e saj është marrë më datë 16 korrik 2018, gati një vit pasi familjari i saj, Ramush Haradinaj ka marrë votat e deputetëve për të qeverisur me Kosovën, shkruan Koha Ditore.

Edhe pse kjo ministri udhëhiqet nga përfaqësuesi i minoriteteve joserbe, Rasim Demiri, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, familjarë të Haradinajt, familjarë të stafit të Haradinajt, asamblistë e militantë të kësaj partie kanë arritur që për një vit të zënë nga një vend pune në këtë ministri.

Në një tjetër pozitë është punësuar edhe e afërmja e Ekzotinës, Lirjeta Brahimaj, po ashtu vajzë e dajës tjetër të kryeministrit. Ajo është punësuar në “Telekom”.

Të tjerë njerëz të afërt me AAK-në gjatë këtij viti janë bërë pjesë e Ministrisë së Zhvillimit Rural.

Poashtu edhe  ishte kandidatja e AAK-së për kryetare të Drenasit, merret vesh se në shtator të vitit 2018 ajo është përzgjedhur drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim në këtë ministri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz