BallinaDrenica +Drenica SportKlubin që nuk e do komuna!

Klubin që nuk e do komuna!

Shkruan Sabit Istogu

Klubin që nuk e do komuna! Ose si u bë që komuna e Skënderajt të mos e përkrah me asnjë cent ekipin e volejbollit për femra “Skënderaji”,që vlerësohet si ekipi më i mirë vendor në Kosovë.

Askund në botë,e as në vendet e komunat më primitive nuk ndodhë që udhëheqja komunale nuk iu gëzohet sukseseve të klubit të vet,veçmas të atyre të gjinisë femërore,qe janë më të pakta e më simpatike,e që iu duhet gjithsesi me tepër edhe mbështetja financiare e morale.
Mirëpo për çudinë e të gjitha çudive,kjo i ndodhë komunës së Skënderajt,kur qeveria aktuale nuk e do klubin e volejbollit të femrave Kampione “Skenderaji”,më i suksesshmi në këtë komunë ne të gjitha kohrat,por edhe në mesin e klubeve më të suksesshme në supër ligen e Kosovës,dhe krejt kjo ndodh për shkak të karagjozllekut të një njeriu që kryetari i komunës e mban afër,dhe nuk e di fare,se çdo ditë e më tepër ky “karagjoz”,po ia zbeh edhe autoritetin e kryetarit.
Nuk e di a e dinë strukturat komunale në krye me kryetarin, qe klubi është i qytetarëve të Skënderajt,e nuk ishtë as i Sami Lushtakut,as tash i Bekim Jasharit,e nuk do të jetë as i kryetarëve qe do t’ vijnë,por është dhe mbetët vlerë e qytetarëve, që ky klub i bën të krenohen me të,duke qenë kampion i Kosovës,nën kampion,fituese i kupës së Kosovës,pjesmarrëse në gara ndërkombëtare,madje (5)pesë lojtare të këtij klubi e përfaqsojnë kombëtaren tone në lojrat ndërkombëtare,dhe janë shpallur edhe lojtaret më të mira të vendit.”Karagjozi”i kryetarit të komunës,nuk donë ta mbështes këtë klub me asnjë cent,mu për faktin se ne logjikën e tij primitive është ngulitur mendimi,po ashtu primitiv, se klubin gjoja po e mbështetka dikush që nuk po i pëlqyeka një pjese të tashme drejtuese komunale,në vend që të jenë falënderues,dhe kjo lloj urrejtje nuk iu takon njerëzve të ditur,nëse mund të quhen kështu.
Kur klubet më të suksesshme në volejboll për femra,tashme janë përforcuar me tri e katër lojtare ndërkombëtare,Brazili,Amerika,Bullgaria e gjetiu,klubi i volejbollit “Skenderaji” nuk posedon me asnjë lojtare të huaj,por është me përbërje tërësisht vendore,dhe me cilësinë e mirë qe kanë,vashat simpatike të këtij klubi po iu bëjnë ballë me sukses këtyre ekipeve të përforcuara,dhe për këtë cilësi udhëheqja komunale nuk ka asnjë respekt.
Pos që nuk e ka respektin e mbështetjes financiare,si u bë që deri tash udhëheqja komunale e Skënderajt të mos e këtë përcjell asnjëherë këtë klub në lojrat që i zhvillon në kuadër të garave kombëtare e ndërkombëtare dhe t’ iu gëzohet sukseseve që po i shënon.
Skënderaji vazhdon të mbetët burim me talente të këtij sporti,si i vetmi i gjinisë femërore në këtë komunë dhe me të drejte quhet ekipi më i mirë në Kosove me lojtare vendore,andaj mbetët në nderin e kryetarit të komunës që të mos jetë nën ndikimin e “KARGJOZVE”,por ashtu siç është deklaruar ne fushatën zgjedhorë,të i mbrojë e avancoj vlerat e qytetarëve të kësaj komune,siç janë me vlerë lojtarët e këtij ekipi të suksesshëm,dhe të i mbështes materialish me aq sa mundët e u takon.

Fotografia e Sabit Istogu

Fotografia e Sabit Istogu