Policia ka arritur që ta kap hajnin i cili vjedhi në një argjendari të Prishtinës ari në vlerë prej 10 mijë eurove, transmeton Gazeta Metro.
L.B., emër i njohur për Redaksinë e Metros kishte kryer një vjedhje të një argjendarie në Prishtinë, pas kësaj ai u identifikua nga Policia.
Fillimisht ai pas vjedhjes qëndroi në një hotel të Prishtinës, por edhe aty ishte identifikuar nga policia, ku pasi mori vesh i njëjti iku nga aty.
Metro mëson se Policia e Kosovës ka arritur që me sukses të zë atë pas 24 orëve që bëri vjedhjen, ai u kap duke ikur për në Shqipëri, konkretisht në vendkalimin kufitar.
Po ashtu më poshtë mund të shihni disa nga fotot e personit që është kapur nga policia dhe videon e vjedhjes së tij në argjendari./gazetametro.net