Nesër në ditën e pranveres në fshatin Baks të Komunës së Skenderajt, përkujtohen tre dëshmoret e këtij fshati të rënë me 21 mars të vitit 1999.
Mësuesi Xhevat Osmani dhe dy kushërinjët Sejdi Osmani dhe Hysen Zeqiri, qëndruan në vendlindje për t’iu bërë rezistencë forcave policore serbe duke mbrojtur atdheun për lirinë e Kosovës.
Homazhet në varrezat e fshatit Baks bëhen nesër duke filluar nga ora 12:00.