back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKy është qëndrimi përfundimtar i Hashim Thaçit, për taksën 100% ndaj Serbisë

Ky është qëndrimi përfundimtar i Hashim Thaçit, për taksën 100% ndaj Serbisë

Të ngjajshme

Abdixhiku nga Dragashi: Familja është pasuria më e madhe kombëtare e Kosovës

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në...

Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të përkohshëm

Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ka...

Vdekja e këngëtarit Shemi, Policia del me informatat e para zyrtare

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e Shemsi...

Raporti i KE-së: Kosova i përmbushë kriteret e liberalizimit të vizave

Në raportin e parë për zbatimin e kritereve të...
- Advertisement -

Presidenti Hashim Thaçi e sheh si zgjidhje korrigjimin e lehtë të kufijve nëse kjo garanton njohjen e Serbisë. Kështu së paku sipas këshilltarit të tij, Blerim Shala.

- Advertisement -

“Duhet ta trajtojmë seriozisht opsionin përfundimtar për marrëveshjen me Serbinë edhe nëse përfshinë korrigjim të lehtë të kufijve. Ne jemi të vendosur për ta njohur Serbinë. Presidenti e sheh si zgjidhje korrigjimin e lehtë të kufijve. Kjo temë është valide vetëm nëse ka njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Mund t’i themi korrigjim nëse lëvizin komunat. Ja vlen të shqyrtohet opsioni i marrëveshjes që parasheh lëvizjen e kufijve nëse garantohet marrëveshja me Serbinë”, tha ai në Rubikon të KTV-së.

Shala ka thënë se taksa ka fuqizuar rolin e Kosovës mirëpo sipas tij ajo duhet të pezullohet në mënyrë që t’i jepet mundësi rifillimit të dialogut.

“Unë mendoj që platforma është qëndrim zyrtar i delegacionit, mirëpo varet se çfarë do të sjellin bisedimet në Bruksel. Taksa ka qenë i imponuar për shkak të rrethanave që u krijuan në Interpol. Taksa ka fuqizuar rolin e Kosovës. Kryeministri Haradinaj ka pasur disa kërkesa eksplicite ku një nga to ka qenë të mos ndërmerren masa të njëanshme nga të dyja vendet mirëpo Serbia

“Nuk ka heqje të taksës, ka pezullim, dhe ajo kthehet nëse Serbia nuk përmbush kushtet e saj. Ne përmes pezullimit të taksës duhet ti japim mundësi dialogut. Arritja e njohjes përmes taksës është i pamundur. Haradinaj po luan me kartën e taksës, po thotë që le të na garantojnë njohjen e pastaj e heqim. Serbia po e shfrytëzon taksën”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz