Prokuroria dhe Policia e kanë konfirmuar për Gazetën Express vrasjen e një 36-vjecari në Lipjan.
Express mëson se vrasja u krye në një kazino gjatë një grabitjeje, ndërsa personi i vrarë ka qenë punëtor i kazinos.
Nga konfirmimi i Policisë dihet se vrasja u krye në një lokal të Lipjanit.
Kjo është vrasja e dytë që është kryer në kazino gjatë kësaj jave.
Të dielën në mëngjes, në Suharekë u vra një punonjës i kazinos në vendin e punës derisa dy persona hyn ta grabisin kazinon.
Njëri nga grabitësit ishte polic i Kosovës. /Express/



