back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeShtiren si policë, mashtrojnë banorët e Krushës së Vogël

Shtiren si policë, mashtrojnë banorët e Krushës së Vogël

Të ngjajshme

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...

Zyrtarizohet lëvizja e Endrickut te Lyoni

Endrick edhe zyrtarisht u largua nga Real Madridi. Braziliani, do...

Harry Bajraktari: Votoni për forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në

Veprimtari shqiptar në SHBA, Harry Bajraktari, iu ka bërë...
- Advertisement -

Të dyshuarit janë arrestuar në mëngjesin e së mërkurës

Të veshur si civilë po kontrollojnë veturat, e me këtë po kryejnë detyrën e tyre zyrtare.

- Advertisement -

Ngjashëm vepruan një ditë më herët dy persona, por për dallim, ata nuk e kishin profesion të vërtetë atë që po bënin.

SH.H dhe B.D në duke u shitrë si policë, po mashtronin udhëtarët në Krushë të Vogël.

Të parkuar në këtë stacion, duke përdorur një dritë vezulluese, udhëtarëve u kërkonin të holla.

Por njëri nga udhëtarët s’u besoi atyre e rastin e paraqiti në Policinë e Kosovës.

Në pamundësi të prezantimit të kartelave zyrtare, ata ikën.

Por, pavarësisht kësaj ata nuk iu shpëtuan prangave të policisë.

Këta dy presona u kapën në një fshat të Gjakovës.

Një ditë pas, banorët e Krushës së Vogël, thonë se nuk kishin dëgjuar për rastin.

“Unë ton ditën e gatë kom nejt qetu, ama s’kom ni dicka 00:33, 00:41, s’kom dëgju nuk kom dëgju, me ndodhë dicka këtu pari kasha nip o jo… se flasin gjinja, jo filani, po joo….”.

E për ata s’është e panjohur që policët e vërtetë të ndalojnë në këtë stacion.

Përmes telefonit, Policia rajonale e Prizrenit e konfirmoi rastin për T7.

Ndërkohë, detaje për rastin ka dhënë kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Admir Shala.

“Ne kemi ndaluar të dy persona kemi bërë identifikimin e tyre është sekuestruar automjetin, personat gjendjen në ndalim, kemi parashtruar kërkesë për….”.

T7 merr vesh se këta dy persona që vijnë nga Komuna e Gjakovës, janë të njohur për organet e rendit.

Ata dyshohet se kanë kryer edhe vepra të tjera penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz