BallinaLajmeKlinë, arrestohet se vodhi bojlerë, shporet e karrige

Klinë, arrestohet se vodhi bojlerë, shporet e karrige

Të ngjajshme

Tek Reali hedhin akuza ndaj referimit: Nuk është gabim, shohim qëllim të keq

Tek Real Madridi ka shpërthyer pakënaqësia pas një episodi...

Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revizionim

Derisa në Kosovë po përkujtohen krimet serbe gjatë luftës...

AKB: Paga e 13-të nuk solli efekt ekonomik në vend

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka shprehur shqetësim në lidhje...

Policia e Kosovës, konkretisht njësia e hetimeve e Stacionit policor në Klinë kanë kapur në flagrancë dy të dyshuar për vjedhje, në fshatin Grapc.

Të dyshuarit, njëri nga ta i mitur, ishin duke kryer vjedhje në shtëpitë e komunitetit serbë.

Gjatë intervistimit, i dyshuar F.A. ka pranuar se kishte thyer dy shtëpi në atë fshat dhe në njërënshtëpi kishte marrë katër karrika druri dhe një bojler.

Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e te dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar dy bojlera, një mikrovalë, një shporet i rrymës, 8 qese me detergjent, 8 karrika druri, 3 enë për ushqim, dy bidona plini, një grirëse e mishit, 8 litra shampon për enë dhe 4 shishe qelqi me alkool, te cilat dyshohet te jenë vjedhur pikërisht në këto dy shtëpi.

Pas intervistimit i dyshuari F. A. është ndaluar në për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz