back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeHaradinaj dënon sulmin fizik ndaj deputetit të Kosovës: Sulmuesit të marrin dënimin...

Haradinaj dënon sulmin fizik ndaj deputetit të Kosovës: Sulmuesit të marrin dënimin e merituar

Të ngjajshme

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Haradinaj ka thënë se është i papranueshëm çfarëdo sulmi kundër mendimeve të lira dhe bindjeve politike.

Në një reagim në profilin e tij zyrtar në Facebook, kreu i Qeverisë u ka bërë thirrje që organet e hetuesisë të zbardhin rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

“Në emër të Qeverisë së Kosovës, dënoj ashpër sulmin verbal dhe fizik ndaj deputetit të Kuvendit, Sllobodan Petroviq. I papranueshëm çfarëdo sulmi që cenon mendimin e lirë dhe bindjet politike të kujtdo qoftë. Ftoj organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, ka thënë Haradinaj.

Sllobodan Petroviq është sulmuar nga ish-këshilltari i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, në një prej restauranteve në qendër të Prishtinës.

Në një konferencë të mbajtur nga Kuvendi i Kosovës, Petroviq ka shpjeguar në detaje të gjithë ngjarjen, dhe kërcënimet që ka marrë nga zyrtari i Listës Serbe Millan Kostiq./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz