Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci ka bërë me dije se po ndihet i rrezikuar nga disa vetura me targa të Shqipërisë, të cilat thotë se i ka parë të enden në Drenicë.
Madje ai ka thënë se për këtë është në dijeni edhe Policia e Kosovës.
E policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë me dije se ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një dëshmitarë kishte pranuar disa informata rreth sigurisë së tij pasi persona të panjohur me një veturë me targa të Shqipërisë ishte parë duke lëvizë në fshatin e Baks të Skenderajt.
“Me datën 18.03.2019 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një dëshmitarë kishte pranuar disa informata rreth sigurisë së tij pasi persona të panjohur me një veturë me targa të Shqipërisë ishte parë duke lëvizë në fshatin e Baks të Skenderajt, andaj ankuesi është ndjerë i rrezikuar dhe ka raportua rastin. Njësitë relevante të policisë janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Gani Gecit, pa ndërhyrje:
Komunikatë për shtyp e 7 vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt
Sot me dt. 18.03.2019 një shokë i vëllaut tonë Ganiut e ka thirrur në telefon që të shkoj deri në Drenas dhe i ka thënë që: “Ka një informatë të keqe me i treguar dhe eja deri në Drenas?”
Menjëherë vëllau ynë ka shkuar deri në Drenas dhe ai shoki i kishte thënë Ganiut që të ketë kujdes se disa automjete me targa nga Shqipëria po shëtisin nëpër Drenicë dhe ka informacione okulare se edhe mund ta ketë jetën në rrezik.
Për këtë rast tani janë të informuara të gjitha organet e relevante të Republikës së Kosovës.
Vlenë të ceket se edhe me datën 13.11.2017 rreth orës 11:35 dy policë hetues të krimeve të renda ne Prishtin kanë poseduar afërsisht informata te ngjajshme dhe kanë hetuar se dikush po ashtu nga Shqipëria janë duke përgatitur një atentat kundër vëllaut tonë Ganiut.
Policia në Drenas e ka pyetur vëllaun tonë se mos rastësisht ka pasur ndonjë kërcënim direkt?
Ganiu iu ka përgjiigjur se nuk ka pasur asnjëherë kërcënime direkte sepse kërcënimet direkte përpos që i ndajmë me policin u kthejm në formën e njejtë duke e mbrojtur gjithëherë vetën me aq fuqi sa kemi.
Vëllai ynë Gani Geci ka dhënë një deklaratë në Stacioni Policor në Drenas dhe nën përcjelljen e Policisë është kthyer në Skënderaj.
Ne shpresojm se Policia e Republikës së Kosovës dhe të gjitha organet tjera relevante do ta trajtojnë me seriozitetin më të madh këtë rast.
P.S.
Le ta dinë te gjithe ata që mundohen të frikësojnë vëllaun tonë dhe neve si familje se ne do ta mbrojmë vetën tonë me të gjitha mjetet që disponojm.
Çdo informat qe kemi do ta ndajm bashkë me Policinë e Kosovës .
Ne kemi ngritur nivelin e Sigurisë për vëllaun tonë dhe familjen tonë
dhe pasojat per shtytësit ,mbështetësit financiar apo politikë te këtyre kriminelve do të jenë të paparashikueshme qoftë me ligjet e Republikës së Kosovës, qoftë edhe me Kanunin për ata që nuk i respektojnë ligjet .



