back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKryetari i komunës: 10 mijë nënshkrime do të mblidhen shumë shpejt për...

Kryetari i komunës: 10 mijë nënshkrime do të mblidhen shumë shpejt për ta shfuqizuar Ligjin për lojërat e fatit

Të ngjajshme

Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim 30-ditor për të dyshuarin për zjarrvënie në Ratkoc

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë në Gjykatën...

Përshkallëzohet situata në Shqipëri, hidhet molotov në derën e kryeministrisë

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës në bulevardin...

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë...

Haradinaj pas vdekjes së Shemit: Zëri yt dhe kujtimi për ty do të jetojë përherë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...
- Advertisement -

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se këtë javë do të niset një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojrëat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen.

- Advertisement -

Duke folur në “Imazh” te RTK, ai ka thënë se për këtë janë pajtuar të gjithë në Asamblenë komunale dhe se 10 mijë nënshkrime do të mblidhen shumë shpejt, në mënyrë që ky peticion të dorëzohet në Kuvend.

Sipas tij me mbylljen e ketyre lokaleve në Shqipëri, është rritur numri i tyre në Kosovë, e posaçërisht në Suharekë pasi që është afër kufirit, dhe këto lokale janë bërë burim perleshjesh e vrasjesh, siç ndodhi ditë më parë kur një zyrtar policior vrau në të ri në një kazino.

Ai tha se aksionin për mbylljen e lokaleve të të lojërave të fatit do ta vazhdojë dhe secila që nuk i plotëson kushtet do të mbyllet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz