back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeEdhe komandanti i FSK’së rehaton gruan në Qendrën e Studentëve

Edhe komandanti i FSK’së rehaton gruan në Qendrën e Studentëve

Të ngjajshme

- Advertisement -

Rrahman Rama udhëheq institucionin më të rëndësishëm të sigurisë në Kosovë. Por, pa udhëheqje nuk ka mbetur as bashkëshortja e tij, Drita Simnica-Rama. Ka disa muj prej kur ajo ka filluar të punojë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, si udhëheqëse e konviktit.

Veteranja e UÇK-së, është punësuar në Qendrën e Studentëve, në bazë të një konkursi publik.

E punësimin e saj e ka arsyetuar drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta.

“Unë me përgjegjësi morale, materiale e menaxheriale them se asnjë ndikim politik ose njerëzor ose të cfarëdo ndikimi tjetër nuk ka pasur në këtë process pranimi”, ka thënë Sfishta për T7.

Madje, Sfishta, që dikur punonte në TMK së bashku me Rrahman Ramën, thotë të mos ketë pasur njohuri se Drita Simnica Rama është bashkëshortja e gjeneralit.

“Jo, nuk kam qenë në dijeni, pasi është pranu e kam kuptuar”, është shprehur Sfishta.

Por, Sfishta ka harruar nëse ka njohur apo jo para se ta punësojë në të njejtën pozitë, ish-asambleistën e PDK-së në Podujevë, Burbuqe Rrahimin.

“Zonja në fjalë i ka plotësu të gjitha kriteret, është treguar e shkathtë në intervistë me shkrim dhe gojë dhe është përzgjedhur nga dy kandidatet për udhëheqëse të konviktit”, ka thënë Sfishta.

Ndërkaq i pyetur se a ka qenë në dijeni se Rrahimi është ish-asambliste e PDK’së, Sfishta ka thënë se ndoshta ka qenë në dijeni, por nuk është i sigurt.

E kontaktuar nga T7, Burbuqe Rrahimi, që tani është kolege me bashkëshorten e komandantit, ka thënë se ka plotësuar të gjitha kushtet që parashiheshin me konkurs.

Emisioni Frontal ka informacion edhe për disa punësime tjera në baza partiake në Qendrën e Studentëve, por ende nuk ka arritur të konfirmoj lidhjen e tyre./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz