back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeKosova rrezikon të mbetet në terr: KEK’u paralajmëron protesta

Kosova rrezikon të mbetet në terr: KEK’u paralajmëron protesta

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Sindikate e Re Korporata Energjetike e Kosovës edhe një herë ka paralajmëruar protesta dhe greva kundër Ligjit për Paga, transmeton Gazeta Metro.

Në një reagim për media kjo sindikatë thotë se vendimi për mosngritje të pagave për këtë kategori ka për qëllim mbylljen e Kosova A dhe privatizimin e Termocentralit Kosova B.

“Në Kosovë që nga paslufta e deri më tani asgjë nuk është bërë rastësisht dhe asgjë në favor të punëtorëve, ne jemi dëshmitarë të ndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës në shoqëri aksionere e në Privatizime e në fund falimentime, jemi dëshmitarë të Privatizimit të distribucionit Elektrokosova, ku deri në atë kohë kemi pasur paga shumë të ulëta e që qëllimi i mosngritjes së pagave ishte përgatitja për privatizimin e gjysmës së KEK-ut. Sot po shihet një rrugë e njëjtë, përgatitje me ligj për paga për Ndërmarrjet publike në këtë rast KEK-un, sikurse po shihet qartë se tendencë e Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbyllja e Kosovës A dhe krijimi i favoreve të mëdha një kompanie tjetër në kurriz të KEK-ut dhe të qytetarëve të Kosovës, dhe në fund edhe Privatizimi i asetit kryesor të KEK-ut Termocentrali Kosova B që do të thotë shuarjen e Kompanisë tonë KEK-un”, thuhet ne reagim.

Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës ndër tjerash thotë se ka marrë një përgjigje të mangët për Ligjin e Pagave ku përfshihen edhe ndërmarrjet publike e që kjo ka ndodhur pas protestës së mbajtur nga SRKEK-u.

“Të nderuar punëmarrës të KEK-ut në jemi të vetëdijshëm se çfarë është duke u bërë për të drejtat e punëtorëve në Kosovë, dhe nuk presim shumë që dikush të zgjidh problemin tonë pa protesta e GREVA, kështu që janë duke u shtjerrë mundësitë tjera”, theksohet në reagim./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz