BallinaLajmeArifii përgjigjet Mustafës: Të thuhet se taksa nuk ka pasur efekt është...

Arifii përgjigjet Mustafës: Të thuhet se taksa nuk ka pasur efekt është xhelozi e sëmurë

Të ngjajshme

Irani nis një valë sulmesh kundër Izraelit

Garda Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha se ka...

Herolind Shala ia bën sefte me gol në futbollin kosovar

Në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, Feronikeli...

Ish-zyrtari amerikan: Lufta në Iran do t’i riformësojë dinamikat para samitit Trump-Xi

Një takim i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump,...

Washington Post: SHBA-të përgatiten për sulme disa-javore tokësore në Iran

Departamenti Amerikan i Luftës raportohet se po harton plane...

E dhimbshme, shuhet ikona e rock-ut

Ross Friedman, i njohur për publikun si “Ross the...

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi, ka reaguar ndaj kreut të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit tha të dielën se  tarifën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake nuk po e paguajnë Serbia dhe Bosnja, por 100 për qind po e paguan Kosova.

Arifi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është absurde dhe i ligë konstatimi se 50 milion euro që Kosova për çdo muaj i ka importuar nga Serbia tash janë zëvendësuar me kontrabandë. Dhe, që të thuhet se efekti i taksës është i papërfillshëm kjo është xhelozi e sëmurë.

Arifi ka theksuar se shteti serb ka mbetur pa treg, dhe që Kosova nuk po paguan për tarifa por po e respekton vetën.

“Është absurd, i ligë dhe për gjynah konstatimi se 50 milionë euro që Kosova për çdo muaj i importonte nga Serbia qenkan zëvendësuar me kontrabandë. Njerëz, mos u tallni me inteligjencën tuaj!!! E vërtetë se ka kontrabandë dhe gjithë ka pasur por të pohohet se efekti i tarifës është i papërfillshëm është xhelozi pak e “vocërr” e pak e sëmurë. E vërteta është se shteti Serb për momentin ka mbet pa këtë treg dhe çdo ditë e më shumë po kuptohet se cilido shtet nuk mundet ta ketë një treg njerëzit e të cilit as nuk i njeh as nuk i respekton. Kosova s’po paguan për tarifa. Kosova po respekton vetveten”, ka shkruar Arifi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz