BallinaJetëÇfarë duhet të dini rreth paralizës së përkoshme faciale; kush është i...

Çfarë duhet të dini rreth paralizës së përkoshme faciale; kush është i rrezikuar e si mund të trajtohet

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Bell’s palsy është termi shkencor mjekësor që përdoret për një formë të përkohshme të paralizës së fytyrës shkaktuar nga dëmtimi ose traumat në nervat e fytyrës. Gjatë kësaj gjendjeje truri ndalon së dërguari stimuj muskujve të fytyrës e kësisoj ndërpritet  funksioni i nervave në këtë zonë.

Megjithatë, ekzistojnë trajtime dhe metoda që forcojnë nervat e fytyrës në mënyrë që këto të fundit të rikthehen në gjendje të mëparshme. Megjithatë ky problem nuk shfaqet nga hiçi, por lidhet me probleme të tjera shëndetësore si diabetin, presionin e lartë të gjakut, dëmtime serioze në kokë dhe sklerozën e shumëfishtë.

Simptomat e paralizës Bell

Mpirje fytyre për të paktën 48 orë
Rënia e tonit të lëkurës në njërën anë të fytyrës
Ndryshime në sasinë e prodhuar të pështymës
Rritja e ndjeshmërisë ndaj zhurmave
Dhimbje koke
Dhimbje rreth nofullës
Dhimbje pas veshit
Pamundësia për të mbyllur një qepallë etj

Si mund të lehtësoni simptomat e këtij problemi shëndetësor

1. Masazh

Shumë pacientë që vuajnë nga kjo gjendje gjejnë lehtësim përmes terapisë së masazhit. Vizitoni një fizioterapist me përvojë në  trajtimin e paralizës së Bell pasi masazhi dhe terapitë mund të ndihmojë në mënyra të ndryshme nga zvogëlimi i inflamacionit deri tek lehtësimi i stresit dhe ankthit që mund të përjetojë për shkak të kësaj gjendjeje.

2. Akupunktura

Akupunktura është fantastike për trajtimin e shumë problemeve shëndetësore, duke përfshirë pagjumësinë, depresionin, problemet e tretjes, madje edhe efektet anësore të kimioterapisë. Përveç kësaj, akupunktura mund të lehtësojë gjithashtu simptomat e paralizës së përkohshme faciale.  Kjo praktikë stimulon nervat dhe muskujt.

3. Vitamina B6

Vitamina B6 është e lidhur me shëndetin e syve dhe shëndetin e sistemit nervor. Si e tillë, kjo vitaminë është një pjesë e rëndësishme e trajtimit natyral të paralizës Bell. Ju mund të rrisni sasinë e  vitaminës B6 duke ngrënë shumë ushqime si qiqrat, patatet, bananet, fistikët, avokadot, farat e lulediellit dhe farat e susamit.

4. Zink

Zinku është i njohur për aftësinë e tij për të shëruar plagët dhe për të rritur sistemin imunitar. Pork y mineral mund të ndihmojë edhe  në trajtimin e paralizës  Bell. Shtimi i ushqimeve të pasura me zink në dietën tuaj mund të ndihmojë trupin tuaj të shërohet nga kjo gjendje e përkohshme. Për shembull, mund të provoni spinaqin, fasulet, farat e  lirit, farat e kungullit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz