Të jesh nënë mbi të gjitha do të thotë sakrificë. Të rrisësh fëmijët dhe t’u sigurosh gjithçka që iu duhet do shumë mund.
Jazmyne Futrell, një nënë e cila jeton në Kaliforni ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një fotografi të publikuar së fundi.

Fotografia e realizuar në momentin e duhur sqaron mjaft mirë, se si nëna mundohet t’i realizojë nevojat e secilit fëmijë duke qëndruar në këmbë, madje duke bërë edhe ushqimin, transmeton Indeksonline.
Të jesh nënë do të thotë të jesh e angazhuar gjatë gjithë kohës dhe pa menduar fare duhet munduar shumë që ky mund t’u kthehet në mënyrën më të mirë të mundshme./Indeksonline/




