Patrulla kufitare ka ndaluar automjetin me targa vendore, të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe gjatë kontrollimit në automjet janë vërejtur se kishte të ngarkuar rreth 650 fidanë arra, 350 fidanë kumbulla dhe 120 fidanë boronicë.
I dyshuari nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit, transmeton Drenica Press
Dyshohet se fidanët janë sjell përmes rrugëve alternative nga R. e Serbisë duke iu shmangur taksave doganore. Me urdhër të prokurorit, automjeti me mallin e dyshuar dërgohen në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari është liruar. /Drenica Press/


