Një person ka mbetur i vrarë derisa një tjetër është plagosur nga arma e zjarrit në fshatin Marmull të Gjakovës.
Ballkani.info ka kontakuar me Komandantin e Policisë së Kosovës në Gjakovë, Kristë Gjokaj, i cili ka dhënë disa detaje rreth rastit.
“Në fshatin Marmull të Gjakovës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga të shtënat është vrarë një person ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Personi i dyshuar është identifikuar nga ana e Policisë dhe jemi në operacion e sipër”, ka thënë Gjokaj për Ballkani.info.