BallinaLajmeGanimete Musliu arsyeton mungesën e Hashim Thaçit

Ganimete Musliu arsyeton mungesën e Hashim Thaçit

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka folur për komisionin hetimor të Kuvendit të Kosovës për rastin e arrestimit dhe dëbimit të shtetasve turq nga Kosova.

Duke kritikuar dy kolegët, Xhelal Sveqla dhe Driton Selmanaj, Musliu ka thënë se interesi i tyre ka qenë për të bërë zhurmë, e jo punë.

Gjatë një bisede në emisionin Frontal, në T7, Musliu ka arsyetuar edhe mungesën e presidentit Hashim Thaç, kur është ftuar të raportojë në komision.

Ajo ka thënë se drejtuesit e komisionit e kanë thirrur dy herë, në kohën kur ai ishte në vizitë jashtë shtetit.

Për më tepër, Musliu ka thënë se i vjen keq që ka qenë pjesë e një komisioni, të cilin ajo e ka quajtur të dështuar.

Pos tjereash, deputeteja Musliu ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, duke thënë që ata që kanë marrë vendimin kanë të drejtë ta shfuqizojnë atë.

“Taska është vendosur në Qeveri dhe unë mendoj se vendimi duhet të shfuqizohet aty ku është marrë, që në këtë rast është kabineti qeveritar”, ka thënë Musliu.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz