back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeNënkryetar i AAK'ës: Prekja e kufijve çon në luftë

Nënkryetar i AAK’ës: Prekja e kufijve çon në luftë

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë pasoja serioze të cilat mund të sjellin edhe luftë.

“Nëse i dëgjojmë me vëmendje deklaratat e BE-së dhe SHBA-ve, thonë se është e pranueshme nëse pajtohen të dyja palët. Nëse ne dakordohemi që mund të ketë lëvizje të kufijve, ajo mund të ndodhë”, ka deklaruar ai.

“Ne po ua bëjmë të qartë që nuk hyjmë në ato lojëra të cilat janë të rrezikshme dhe nuk guxojmë të bëjmë ndryshimin e territoreve. Prekja e kufijve çon në luftë. Pra, jemi shumë të pozicionuar për këtë rast”, ka thënë Lekaj në Klan Kosova.

Lidhur me qëndrimet e Presidentit Thaçi, Lekaj ka thënë që deri tash çdo deklaratë e tij nuk ka prodhuar ndonjë dokument për të cilin mund të diskutohet.

“Nëse vullnetarisht na bashkohet Lugina e Preshevës a ka ndonjë shqiptar që nuk e pranon këtë gjë? Por, nuk besoj që do të ndodhë ajo, prandaj për çdo deklaratë të tij duhet të pyetet vet presidenti”.

“Mendoj që nuk kemi ndonjë dokument të shkruar që vjen nga Presidenti e që e përmend korrigjimin, ose ndryshimin e territoreve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz