back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeHaradinaj në takim me presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve

Haradinaj në takim me presidentin e Kongresit Botëror të Hebrenjve

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim shefin ekzekutiv, njëherit president i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj së bashku me z. Robert Singer kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e hebrenjve në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, e ka falënderuar z. Singer për vizitën e sotme dhe të gjithë hebrenjtë që e ndihmojnë dhe mbështesin Kosovën përmes Kongresit Botëror të Hebrenjve!

“Është vërtet ndjenjë e mirë që shqiptarët në ato rrethana, që kanë qenë jo të lehta, janë vënë në mbrojtje të hebrenjve. Si Kosovë na vjen mirë që bazuar në këto vlera i takojmë botës që ka respektuar jetën e njerëzve në kohërat më të vështira. Shqiptarët strehuan dhe mbrojtën hebrenjtë sepse ajo ishte gjëja e duhur për t’u bërë”, tha kryeministri Haradinaj, duke kujtuar marrëdhëniet historike të dy popujve dhe po ashtu kohërat e vështira kur populli i Kosovës ishte përkrahur nga bota e lirë demokratike.

Në kuadër të takimit, kryeministri e njoftoi z. Singer për alokimin e ndërtesës për Muzeun e Trashëgimisë Hebraike në Prizren, që do t’i shërbejë ruajtjes së kujtesës historike dhe miqësisë mes dy popujve tanë.

Kryeministri Haradinaj po ashtu ka folur për fokusin e Qeverisë së Kosovës me theks të veçantë për reformat në sundimin e Ligjit dhe zhvillimin ekonomik në vend si dhe gjithë progresin që ka bërë Kosova që nga paslufta, ndërkaq nga z. Singer ka kërkuar thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Për kontributin e tij dhënë ndaj Kosovës, kryeministri Haradinaj e ka nderuar z. Robert Singer, me “Hartën e Artë të Kosovës”.

Ndërkaq, shefi ekzekutiv, njëherit president i Kongresit Botëror të Hebrenjve, Robert Singer, e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit mes tyre dhe Qeverisë së Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz