back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVucic e shpallë tradhëtar Slobodan Petrovicin

Vucic e shpallë tradhëtar Slobodan Petrovicin

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Presidenti serb, Aleksandër Vucic ka shpallur tradhëtar deputetin serb në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petrovic.

Ai gjatë një fjalimi që pati para qytetarëve, duke u munduar ta shfajësojë vetën, hedhi akuza të rënda në drejtim të Petrovicit të cilin e quajti joserb.

Sipas Vucicit, deputeti në fjalë është një person që proteston kundër shtetit të Serbisë dhe kundër Listës Serbe.

Ai tha Vucic, ishte personi i 61’të që votoi platformën për dialog në Kuvendin e Kosovës.

‘Kanë folur, po ua rikujtoj tani , 6- 7 muaj, një vit gati kundër kampanjës në veri të Kosovës, kundër popullit serb, kundër njerëzve tanë, kundër Listës Serbe. Dhe tani do të kuptoni përse, këtë nuk keni mundur ta dëgjoni në mediet tona, sepse duan që të mos e marrim vesh të vërtetën

A e dini se kush e nënshkroi (ose mbrojti) letrën më të poshtërsuar ndaj serbëve në dekadat e fundit? Serbia dha votën, dhe ai ishte i 61’ti në Kuvendin e Kosovës. Ai serb është Sllobodan Petrovic, i cili është një person që proteston kundër shtetit të Serbisë dhe kundër Listës Serbe, të cilën populli jonë e zgjedhi në mënyrë legjitime dhe ua dha votën,’ tha Vucic, përcjell gazetametro.net.

Ndryshe, për serbin Slobodan Petrovicin nuk ka dyshim se Kosova është vendi i tij dhë këtë e ka theksuar çdoherë në paraqitjet e tij, ndërsa këtu e sheh ardhmërinë e tij. Kjo si duket i pengon Vucicit./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz