back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeBllokimi i KQZ-së nga Hashim Thaçi temë debati në seancën e jashtëzakonshme...

Bllokimi i KQZ-së nga Hashim Thaçi temë debati në seancën e jashtëzakonshme që mbahet nesër

Të ngjajshme

Të mërkurën me 13 mars në orën 10:00 , Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme vetëm në një pikë të rendit të ditës.

Në këtë seancë do të debatohet lidhur me bllokimin e emërimit të anëtarëve të KQZ-së, nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Express.

“Debat parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Presidenti”, është pika e vetme e kësaj seance të jashtëzakonshme.

Për bllokimin e punës së KQZ-së, ka pasur reagime të shumta të partive opozitare.

M e zëshmja ka qenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila lidhur me këtë çështje ka thirrur konferenca të shumta për media.

Ish-anëtari i KQZ-së nga LVV, Adnan Rrustemi, kishte thënë se kjo papërgjegjësi i Thaçit, duhet denoncuar.

“Thaçi e ka bërë KQZ-në të bllokuar nga marsi i kaluar. Duhet denoncuar papërgjegjësia e presidentit që s’po zhbllokon këtë institucion të pavarur”, kishte potencuar ai./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz