BallinaLajmePolicia: Janë shqiptuar 1321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve

Policia: Janë shqiptuar 1321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Vetëm gjatë periudhës kohore nga data 01.01.2019-10.03.2019 nga njësitë policore janë shqiptuar gjithsej 1321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve, të cilëve përveç gjobës me të holla, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse “ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik”.

Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz