back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme‘Tërrta vërrta’, poezia që recitoi deputeti Kuçi në Kuvend

‘Tërrta vërrta’, poezia që recitoi deputeti Kuçi në Kuvend

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi, gjatë seancës së sotme ka propozuar që përmes një rezolute Kuvendi të vendosë se kur të thirren seanca të jashtëzakonshme, meqë sipas tij kjo seancë e thirrur nga LDK-ja lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, nuk është dashur të mbahej.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së Driton Selmanaj i cili tha se me këtë ai po tenton që të legjitimojë keqpërdorimet financiare nga ana e Qeverisë.

Më pas Kuçi replikën e tij ndaj Selmanajt e bëri përmes një poezie.

Du me thënë një mesele: Në kohën e fashizmit Marka Zefi dhe Tahir Berisha komunikojnë përmes një vjershe dhe Marka Zefi gëzohet që ka hy fashizmi në Kosovë dhe i thotë: ’Moj e mira që shkon me sherra, lumet na, na erdh pranvera’. Edhe Tahir Berisha ia kthen me vjershë. ‘Moj e mira qe shkon me dhënë, tërrta vërrta kurrnjë send’. Ju me këtë çështje keni bë bash tërra vërrta kurrnjë send, na e keni prish konceptin e seancave të jashtëzakonshme”, tha Kuçi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz