back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeA po e paralajmëron PDK fundin e qeverisë Haradinaj? Analistët tregojnë gjasat...

A po e paralajmëron PDK fundin e qeverisë Haradinaj? Analistët tregojnë gjasat e shkuarjes në zgjedhje

Të ngjajshme

Tifozët e Man Utd s’i besojnë në emri befasues në skuadrën e tyre të Premier League

Ka një emër surprizë në skuadrën përfundimtare. Manchester United ka...

Vazhdon kriza te City, edhe Ait-Nouri humbet derbin e madh

Manchester City po pëson një krizë të re lëndimesh. Pas...

Tashmë e disa muaj prej se kur taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake është vendosur si kusht për vazhdimin e procesit të dialogut Kosovë- Serbi, partneriteti qeverisës në Kosovë ka filluar përqarjet në mes vete, shkruan Gazeta Blic.

Madje, kjo taksë e cila sipas deklaratave të zyrtarëve të PDK-së është ngritur prej 10% në 100% nga vet ata, tashmë po del të jetë mollë sherri mes tyre dhe partisë së kryeministrit, AAK-së.

Por pak muaj më pas gjithaçka ndryshoi. Tashmshmë i pari i PDK-së, Kadri Veseli dhe zyrtarë të kësaj partie me ngulm janë duke kërkuar pezullimin e kësaj takse. Madje, vet Veseli në një intervistë pas vizitës së nënsekretarit Amerikan të Shtetit, David Hale kërcënoi se nuk mund të qëndrojë në një qeveri e cila rrezikon raportet me SHBA-të. Ngjashëm me këtë, edhe nëkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti tha se nëse partia më e madhe e koalicionit qeverisës dëshiron zgjedhje, atëherë ato mund t’i shpallë brenda dy ditësh.

Por, deklratat e zyrtarëve të lartë të PDK-së nuk po shihen edhe aq serioze nga analistët politik. Ata thonë se përtej këtyre deklaratave shpallja e zgjedhjeve do të paraqiste një problem në vete për Kosovën.

Analisti politik, Artan Murati tha për Gazetën Blic se kërcënimet e dërgimit të vendit në zgjedhje do të krijonin një situatë të re.

“Sa i përket organizimit të zgjedhjeve ne të gjithë e dimë që KQZ-ja është jofuinksionale për momentin dhe kjo do të paraqistenjë problem të ri në vete dhe një situatë të re me të cilët do të duhej të përballej Kosova. E dimë që ka vonesa të shumta në mandatimin e personave të KQZ-së dhe vet presidenti është duke e trajtyu këtë qështje që të lë me nënkuptu që ndodhta edhe qëllimshëm po synohet që të prolongohet i gjithë” tha Murati.

Duke komentuar arsyet e përplasjes së partnerëve të koalicionit, Murati tha se taksa është vetëm njëra prej arsyeve që ka dërguar këtë koalicion drejt një përqarje. Shtoi se partneriteti qeverisës nuk ka harmoni as brenda Kuvendit të Kosovës.

“Tash e një kohë partnerët e koalicionit qeverisës nuk janë në harmoni jo vetëm për taksën, por ka edhe disa veprime të tjera. Madje edhe brenda Kuvendit nuk ka harmoni brenda këtij koalicioni. PDK-ja edhe në të kaluarën ka shprehur paknaqësitë e veta ndaj partnerëve të koalicionit. Por tash është një situatë faktikisht edhe subjektet e opozitës dhe grupet parlamentare të mëdha në këtë rast, Vetëvendosje nuk do të japin votën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj për shkak të taksës ” përfundoi ai.

E për analistin tjetër, Imer Mushkolaj, deklaratat e të parit të PDK-së janë bërë bajat. Ai për Gazetën Blic tha se shefi i PDK-së duke kërcënuar të parin e ekzekutivit me rrëzim të qeverisë po del edhe jo serioz.

“Kadri Veseli ëshët bërë aq i bajatshëm me deklaratat e tij sa më edhe po del jashtëzakonisht jo serioz me ato që po i thotë. Thjeshtë nëse nuk rrin me një qeveri, siç thotë ai, që po i kundërshton SHBA-të dhe po i prish mardhëniet me të, atëherë le ta prishë qeverinë. Por ai nuk po e do këtë, kështu që është njëfar hipokrizie tek këta zyrtarët e PDK-së të cilët në njërën anë e kritikojnë partnerin e koalicionit masnej nuk ndërmarrin hapa”, Mushkolaj.

Sipas tij deklaratat e tilla nga PDK janë vetëm për konsum të brendshëm, pasi siç u shpreh ai, nëse zgjedhjet do të ishin në favor të saj, ajo qysh sot do ta rrëzonte qeverinë.

“Gjithë ne e dimë se po të jetë në favorin e PDK-së, ajo qysh sot do ta prishte qeverinë. Por PDK më shumë këto deklarata i ka për konsum të brendshëm. Unë e kam përshtypjen se përnjëmend po shitet si një “zëdhënës” i Amerikës. Ne të gjithë e dimë se a prishen mardhëniet me SHBA-të e si janë prishur mardhëniet me SHAB-të, kështuqë përtej këtyre deklaratave që përnjëmend bëhen vetëm për përfitime politike atëherë nëse është ashtu letë veprojnë dhe të ndalin këtë gjuhë këtë këtë mënyrë që e kanë karshi partnerit të tyre”, përfundoi ai.

Ndryshe, gjatë javës që lam pas, Kosovën e vizioti Nënsekretari Amerikan i Shtetit, David Hale. Ndërsa, gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë qëndruar edhe dy këshilltarët e lartë të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Që të gjithë këta zyrtarë temë diskutimi kishin taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre me origjinë boshnjake si dhe procesin e dialogut Kosovë- Serbi./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz