BallinaLajmeHaradinaj tregon se a u përplasën me Thaçin e Veselin në Ambasadën...

Haradinaj tregon se a u përplasën me Thaçin e Veselin në Ambasadën amerikane

Të ngjajshme

UEFA zgjedh lojtarët e ndeshjes në dy takimet sonte

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka zgjedhur...

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se ‘kanë pasur diskutime’ kur pyetët nëse është përplasur me Hashim Thaçin e Kadri Veselin në ambasadën amerikane, të shtunën, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj thotë se kanë pasur diskutime në prezencë të nënsekretarit amerikan për Politikë të Jashtme, David Hale, i cili qëndroi gjatë fundjavës në Prishtinë.

“Ka pasur diskutime. I kemi disa dallime dhe ju e dini që i kemi brenda nesh. Por, kemi unitet për platformën”, ka thënë Haradinaj në konferencën për media.

Ndërsa ai ka komentuar pse takimi u mbajt në ambasadën amerikane, e jo në institucione të vendit, sic ndodhi në Serbi, ku Hale shkoi në zyrë të Vuciqit dhe të Bërnabiqit.

“Unë jam i nderuar kur na ftojnë ne Ambasad të Amerikes. Ambasadori i ri Kosnett është shumë serioz. Ardhja e David Hale në Kosovë është nder për në. Ne i kemi disa dallime sa i përket një teme por kemi unitet për platformën.  Sa i përket veriut unë jam në veri, sepse atje është shteti i Kosovës, ndonjë demonstrim mundemi me bë nëse na ka mbet merak por atje është ligji i Kosovës, është polici i Kosovës, ka thënë Haradinaj.

Gazeta Express ka raportuar gjatë fundjavës se Thaci e Veseli e kanë akuzuar kryeministrin Haradinaj gjatë takimit me zyrtarin e lartë amerikan se po e mban taksën ndaj produkteve serbe për interes të tij personal. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz