back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëShkolla e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë pajiset me karrige stomatologjike

Shkolla e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda” në Mitrovicë pajiset me karrige stomatologjike

Të ngjajshme

Ronaldo uron bashkëshorten: “Gëzuar ditëlindja gruaja e jetës sime!”

CR7 tregohet mjaftë i kujdesshëm për datat e rëndësishmë...

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, në Mitrovicë është pajisur me karrige të re stomatologjike për kabinetin e profilit të stomatologjisë.

Kjo karrige është donacion i ordinancës stomatologjike “Medico Dent” nga pronari Dr. Abdyl Salihu, i cili është edhe deputet aktual i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish-mësimdhënës i kësaj shkolle.

Me këtë rast, drejtori i Arsimit Iset Beka, dhe drejtori i kësaj shkollës, Gani Rama, falënderuan z. Abdylin për këtë donacion që nuk është i pari i këtij lloji, ngase ai ka ndihmuar këtë shkollë edhe shumë herë më parë.

Gani Rama, drejtori i shkollës së Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, tha se shpresojmë që këto pajisje shkollore do të shkojnë në dobi të nxënësve të kësaj shkolle, dhe sukseset e nxënësve të shënojnë akoma më shumë rritje.

“Si drejtor i kësaj shkollë shpreh mirënjohje time dhe falënderoj në emër të stafit të shkollës dhe nxënësve gjestin human të Dr. Abdylit, i cili në vazhdimësi ka ndihmuar shkollën tonë. Doktorit i urojmë suksese në të gjitha fushat, në atë profesionale, kombëtare e personale”, ka thënë Rama.

Të Fundit

Sport

ShowBiz